Petkoviq i reagon Osmanit: Pse shqetësoheni për një hartë, nëse Kosova është shtet i pavarur?

Petkoviq i reagon Osmanit: Pse shqetësoheni për një hartë, nëse Kosova është shtet i pavarur?

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në një reagim për hartën e Lajçakut ka thënë se për kufijtë aktual të Kosovës janë vrarë mijëra fëmijë, gra e burra nga regjimi gjenocidal i Serbisë, njofton Insajderi.

Petkoviq e ka pyetur Osmanin se pse duhet të jetë e prekur për një hartë të thjeshtë “nëse Kosova është shtet i pavarur, siç po pretendoni?”.

Ai pi ashtu i ka reaguar presidentes në detyrë edhe për deklaratën rreth krimeve gjenocidale serbe.

Në një postim në Twitter, Petkoviq ka shkruar “është qesharake që Osmani akuzon Serbinë për krime, derisa liderët e Kosovës janë në Hagë për krime monstruoze kundër serbëve”./Insajderi.com