Petkoviq: Kompromisi arrihet kur Kosova dhe Serbia fitojnë dhe humbin njësoj

Petkoviq: Kompromisi arrihet kur Kosova dhe Serbia fitojnë dhe humbin njësoj

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petat Petkoviq, ka thënë se “kompromisi ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të arrihet kur të dy palët do të fitojnë dhe do të humbin njësoj”.

Këto komente, Petkoviqi i bëri pas konferencës “Drejt një marrëveshjeje”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, transmeton Insajderi.

Sipas tij, ky kompromis do të ndodh në dialogun Kosovë-Serbi, i cili po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Jo se njëra palë fiton gjithçka, dhe pala tjetër humbet gjithçka. Ky nuk është një kompromis, por nëse hyjmë në një dialog me vija të kuqe të paracaktuara, ne themi atë që duam dhe atë që nuk duam, atë që ne mund të flasim”. /Insajderi.com