Petkoviq: Kosova ndaloi dy autobusë me pelegrinë

Petkoviq: Kosova ndaloi dy autobusë me pelegrinë

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se “Kosova ka ndaluar dy autobusë me pelegrinë që të hynë në Kosovë.

Sipas tij, ata morën një letër ku thuhet se “Janë rrezik për sigurinë publike dhe shëndetin tonë”.

“Ky veprim është i papranueshëm”, u ankua Petkoviq në Twitter.

Por, ai po ashtu i ka shkruar të dërguarit të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

“Të cilit unë i përcjella mesazhin se kjo është një shkelje e pastër e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes”, ka shkruar Petkoviq.

Me ligjet e Republikës së Kosovës, të gjithë ata që duan të hynë në Kosovë nga Serbia duhet të marrin leje.

Shpesh zyrtarëve serbë i është mohuar hyrja në Kosovë, me pretendimin se “përbëjnë rrezik për sigurinë nacionale të vendit”. /Insajderi.com