Petkoviq: Kurti nuk mund të flasë për “epokën” e reciprocitetit

Petkoviq: Kurti nuk mund të flasë për “epokën” e reciprocitetit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi të hënën se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për përdorimin e afisheve po funksionon pa probleme.

Tha se nuk pret probleme të mëdha, duke theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund të flasë për asnjë “epokë” të reciprocitetit sepse në fakt, ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Petkoviq ndër të tjera bëri të ditur për TV Tanjug se është rënë dakord që raundi tjetër i dialogut të fillonte me temën e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton Shqip.com.

“Ne do të bëjmë gjithçka që marrëveshja të funksionojë siç duhet, të kemi liri të lëvizjes dhe këtë e presim nga Prishtina, në mënyrë që të kemi qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve. Unë nuk pres probleme më të mëdha”.

Sipas tij, Kurti nuk e thotë të vërtetën kur flet për reciprocitetin.

“Marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të bazohen në një marrëdhënie asimetrike, sepse dialogu filloi në bazë të një vendimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe mund të jetë ekskluzivisht asimetrik, sepse vetëm Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht në OKB”, tha Petkoviq.

Kosova dhe Serbia të enjten e 30 shtatorit në Bruksel kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila ka hyrë në fuqi plotësisht sot, 4 tetor. Sipas kësaj marrëveshje, pronarët e veturave me targa të Kosovës duhet t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse kur lëvizin në Serbi dhe të njëtën gjë duhet ta bëjnë pronarët e veturave me targa të Serbisë në Kosovë./Insajderi.com

Marrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel mbi reciprocitetin e targave