Petkoviq, Lajçakut: Formimi i Asociacionit, menjëherë

Shpejt dhe pa humbur kohë. Kështu e do formimin e Asociacionit, Petar Petkoviq, që si dikur Marko Gjuriq, tash udhëheqë të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Këtë kërkesë ai ia ka bërë Miroslav Lajçakut të Bashkimit Evropian, kur u takua me të në Beograd.

Petkoviq, Lajçakut: Formimi i Asociacionit, menjëherë

Petar Petkoviq, pasardhësi i Marko Gjuriq, në të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka kërkuar formimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kërkesa imediate e serbit erdhi në takim me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak, derisa sllovaku po qëndron në Beograd.

“Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet menjëherë dhe me kompetencat që i përkasin sipas marrëveshjeve të Brukselit”, ka pohuar Petkoviq, shkruajnë mediat serbe, njofton Insajderi.

Madje ai i ka thënë Lajçakut se formimi i këtij Asociacioni është një test edhe për vetë seriozitetin e BE-së.

Pasi, sipas tij, kjo s’ka të bëjë “vetëm me vullnetin e Prishtinës, por edhe me aftësinë e BE si një ndërmjetës në dialog për të garantuar zbatimin e marrëveshjes”./Insajderi.com