Petkoviq me vizitë dy-ditore në Kosovë, kjo është arsyeja

Petkoviq me vizitë dy-ditore në Kosovë, kjo është arsyeja

Drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të zhvillojë sot dhe nesër një vizitë zyrtare në veri të Kosovës, transmeton Insajderi.

Në ditën e parë të vizitës, të hënën e 24 majit, Petkoviq nga ora 11:00 do të jetë i pranishëm në Leposaviq, ku do të flasë me qytetarët për pagesën e një ndihme financiare të njëhershme të Republikës së Serbisë prej 100 dhe 200 euro, e cila fillon menjëherë pas bisedës që do të zhvillohet.

Siç raporton e përditshmja serbe ‘Novosti’, nga ora 14:30, Petkoviq do të vizitojë një familje gjashtë-anëtarëshe që merret me mbarështimin e bagëtive dhe bujqësisë, në fshatin Leskovë.

“Me fondet e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, përmes Programit të Alokimit të Materialeve të Ndërtimit, u rinovua shtëpia e Zoran Milosavljeviq”, thuhet tutje në shkrim. /Insajderi.com