Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën në Serbi”, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në raundin tjetër të dialogut me Kosovën, është themelimi i Asociacionit të Komunave serbe, transmeton Insajderi.com.
Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që marrëveshja e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel për targat, ruajti paqen dhe se njësitë ROSU u tërhoqën nga Veriu i Kosovës, raporton Tanjug.
Tutje, ai deklaroi se zgjidhja për stikersat (ngjitësit) në targat e veturave është e përkohshme, derisa të gjendet një tjetër e përhershme e cila do të paraqitet në një dialog të nivelit më të lartë.
Ndryshe, javën e kaluar, në Bruksel, delegacioni kosovar dhe ai serb kanë nëshkruar marrëveshje për targat, në të cilën parashihet që çdo veturë që hyn, t’i vendosen stikersa (ngjitës) në simbolet shtetërore.
Të pakënaqur për këtë, serbët lokal kishin bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ku kishin qëndruar deri në nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel.
Për të monitoruar situatën, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës ishin vendosur që nga fillimi i vendosjes së masës së reciprocitetit me targat e veturave./Insajderi.com