Petkoviq: Nëse nuk lejohen zgjedhjet e 3 prillit, s’do të ketë më zgjedhje në veri të Kosovës

Petkoviq: Nëse nuk lejohen zgjedhjet e 3 prillit, s’do të ketë më zgjedhje në veri të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar pasoja “të paparashikueshme” nëse nuk lejohet mbajtja e zgjedhjeve të 3 prillit në Kosovë.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve sipas Petkoviqit është me rëndësi vendimtare për Serbinë dhe se “çështja e votës është një e drejtë themelore e njeriut, të cilën Albin Kurti po përpiqet t’ia mohojë popullit serb në provincën jugore”.

Ai ka deklaruar se nëse nuk mbahen zgjedhjet e 3 prillit “nuk do të ketë më zgjedhje të Kosovës në veri të saj”.

“Ne nuk do të vëzhgojmë verbërisht se çfarë po ndodh në Kosovë. E kemi paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për presionin ndaj Albin Kurtit dhe Prishtinës për të mbajtur zgjedhjet më 3 prill”.

“Është shumë e qartë se nëse nuk ka zgjedhje të 3 prillit, nuk do të ketë më zgjedhje të Kosovë në veri të saj. Do të kemi pasoja të paparashikueshme,” tha Petkoviq, raporton Tanjug, transmeton Shqip.com.

Petkoviq, me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se “shkëputja e krahinës jugore serbe është një akt ilegal dhune dhe rrjedhimisht i papranueshëm për Serbinë”.

“Për ne është një akt dhune dhe një akt i paligjshëm i shkëputjes nga Serbia, kështu që pavarësia është e papranueshme. Shumica e njerëzimit nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, ashtu si shumica e shteteve anëtare të OKB-së”./Insajderi.com