Petkoviq: Nga fjalimi i Vuçiqit kuptuam se s’ka njohje për Kosovën

Petkoviq: Nga fjalimi i Vuçiqit kuptuam se s’ka njohje për Kosovën

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se nga fjalimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kuptohet në vija të trasha se “s’ka vend për njohje të Kosovës”.

Vuçiq, të martën mbajti një fjalim si raportim para deputetëve serbë për dialogun e tre viteve të fundit me Kosovën.

Një fjalim të tillë Petkoviq e quan si “historik”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Kjo është arsyeja pse fjalimi i djeshëm i presidentit, por edhe përgjigjet për deputetët, janë një lloj themeli i vijave tona të kuqe kombëtare në të cilat nuk ka vend për njohje të Kosovës, as poshtërim të shtetit dhe popullit tone”.

Përkundër kësaj, thotë se ka hapësirë për dialog, kompromis e marrëveshje. /Insajderi.com