Petkoviq: Nuk shoh asgjë të gabuar me vaksinat në veri të Kosovës

Petkoviq: Nuk shoh asgjë të gabuar me vaksinat në veri të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë’, Petar Petkoviq, thotë se nuk sheh asgjë të gabuar me vaksinat e dërguara në veri të Kosovës, njofton Insajderi.

Sipas tij, retorika anti-serbe fillon në Prishtinë para “secilave zgjedhje”.

Në një intervistë për ‘TV Pink’, Petkoviq thotë se kjo ishte një temë e preferuar midis politikanëve shqiptarë në mënyrë që të “maskonte problemet ekzistenciale që kanë”.

Javën e kaluar disa vaksina anti-COVID, kanë hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale, akt ky i cili bëri shumë figura politike të reagojnë. /Insajderi.com