Petkoviq para rinisjes së dialogut: Po shkojmë në Bruksel për të mbrojtur pozicionin e Beogradit

Petkoviq para rinisjes së dialogut: Po shkojmë në Bruksel për të mbrojtur pozicionin e Beogradit

Drejtori i të Ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë’, Petar Petkoviq, thotë se situata para vazhdimit të dialogut nga nesër midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është jashtëzakonisht e vështirë, transmeton Insajderi.

Sipas tij, Prishtina ka krijuar një atmosferë të tillë që të minojë dialogun dhe të vendosë presion shtesë mbi Beogradin dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë ‘RTS’, Petkovic tha se “delegacioni i Beogradit po udhëton sot në Bruksel dhe vuri në dukje se ata do të luftonin me forcë dhe trimëri, të insistonin në formimin e OBSH-së dhe marrëdhënie më të mira, në mënyrë që të kapërcejnë këtë atmosferë të tmerrshme dhe ta bëjnë popullin serb në Kosovë dhe Metohi të jenë të sigurt”.

Të martën e 15 qershorit pritet të mbahet takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me negociatat.

Derisa Kurti ka kërkuar që në tavolinën e bisedimeve të jenë palë e barabartë, Vuçiq gjatë ditës së djeshme e ka përmendur paralajmërimin e Kurtit për padinë ndaj Serbisë për gjenocid në luftën e fundit në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të veprojë dhe “të mos kërcënojë më gjatë”. /Insajderi.com