Petkoviq pasi Osmani tha se “Serbia është kanceri i Evropës”: Deklarata e saj është kancerogjene

Petkoviq pasi Osmani tha se “Serbia është kanceri i Evropës”: Deklarata e saj është kancerogjene

Drejtori i “Zyrës për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, tha se Serbia nuk është kancerogjene, por që deklarata e Osmanit është kancerogjene”, transmeton Insajderi.com.

Këto deklarata ai i bëri pasi që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “Serbia është kanceri i Evropës për shkak të rolit të saj destabilizues në rajon”.

Sipas një komunikate të kësaj Zyre, thuhet se qëllimi i Osmanit është që të tentojë të provokojë një krizë të re në Kosovë me retorikë nxitëse, raporton Kosovo Online.

“Qëllimi i presidentes së Kosovës ishte i qartë që të tentojë të provokojë një krizë të re në Kosovë me retorikë nxitëse dhe të imponohet si një faktor i rëndësishëm politik në Prishtinë me deklarata dhe veprime anti-serbe”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ai ka folur edhe për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku tha se do të jetë tema kryesore në takimin e radhës në Bruksel.

Për këtë, Petkoviq thotë se “është koha që Vjosa Osmani dhe politikanë të tjerë shqiptarë ta pranojnë sa më parë këtë realitet dhe të nisin procedurat për formimin e Asociacionit”./Insajderi.com