Petkoviq për fitoren e Listës Serbe në Mitrovicën Veriore: Me këtë fitoi politika e Serbisë në Kosovë

Petkoviq për fitoren e Listës Serbe në Mitrovicën Veriore: Me këtë fitoi politika e Serbisë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka uruar Milan Radojeviqin për fitoren e djeshme në zgjedhjet komunale për kryetar të Mitrovicës së Veriut, njofton Insajderi.

Siç thotë Petkoviq, kjo fitore e Listës Serbe është “një fitore tjetër bindëse të harmonisë dhe unitetit serb”.

“Jam i lumtur sepse me këtë fitoi politika e Republikës së Serbisë në Kosovë dhe edhe një herë mori mbështetje bindëse nga qytetarët”, ka thënë ai, raporton Tanjug.

Lista Serbe me kandidatin Milan Radojeviq, ka fituar garën për të parin e Komunës së Mitrovicës së Veriut me 89.86 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati Erden Artiq nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 3.68 për qind, Florent Azemi i PDK-së 3.54 për qind të votave dhe kandidati i pavarur Dushan Milionoviq 2.92 për qind të votave. /Insajderi.com