Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se po të mos kishte një palë të tretë në dialog, Kosova e Serbia do të kishin arritur një marrëveshje deri më tash.
Ai në një intervistë për emisionin “Prvi Ugao” (Këndi i parë) në Radio Televizionin e Vojvodinës, përcjell Kossev, kritikoi delegacionin e Kosovës, për të cilin është shprehur se ka hyrë në dialog me “plane të përgatitura lidhur me kufijtë”, transmeton Insajderi.
“Beogradi dhe Prishtina do të ishin dakorduar shumë kohë më parë, por dikush tjetër nuk e lejoi a”, pohoi Petkoviq, teksa refuzoi të përgjigjet kur u pyet kush është pala e tretë që po kundërshton “atë zgjidhje kompromisi”.
Ai tutje shtoi se “propozimi për ricaktim të kufijve ishte pikë fillestare e Serbisë dhe kontribut që t’i jepet impuls dialogut me Prishtinën”./Insajderi.com