Petkoviq pyet Qeverinë Kurti: A e keni prioritet Shqipërinë e Madhe?

Petkoviq pyet Qeverinë Kurti: A e keni prioritet Shqipërinë e Madhe?

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar lidhur me deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, i cili ka thënë se “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet, me pushkë apo me referendum”, përcjell Insajderi.

Në llogarinë e tij në Twitter, Petkoviq e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se “a nënkuptojnë kërcënime të tilla me pushkë se krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës”.

“A nënkuptojnë këto kërcënime me pushkë se krijimi Shqipërisë së madhe është ndër përparësitë kryesore për ju Albin Kurti? Ku e vendosni dialogun në atë rast? Vendi i pestë apo më i ulët? Nuk ka vend për armë në tryezën e negociatave! E ardhmja qëndron në paqe, ka shkruar Petkoviq.

Qeveria e Serbisë edhe më parë ka deklaruar se “Kosova e dëshiron bashkimin me Shqipërinë”.

Sipas tyre një gjë e tillë e destabilizon rajonin. /Insajderi.com