Petkoviq: Rashiq ngeci në gënjeshtrat e tij bashkë me Trajkoviqin dhe Kurtin

Petkoviq: Rashiq ngeci në gënjeshtrat e tij bashkë me Trajkoviqin dhe Kurtin

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se përpjekjet e Nenad Rashiqit për të justifikuar gënjeshtrat e tij dhe fakti që ai abuzoi politikisht djalin e tij vetëm për të sulmuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishin të kota, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai gjatë mbrëmjes së djeshme, raporton media serbe ‘Tanjug’.

Madje Petkoviq shton se Rashiq ishte i vetmi që ngeci në gënjeshtrat e tij sa i përket kësaj situate, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, Rada Trajkoviq dhe Albin Kurti.

“I vetmi që ngeci në gënjeshtrat e tij në këtë situatë është Nenad Rashiq, së bashku me bashkëpunëtoren e tij, Rada Trajkoviq dhe Albin Kurti, me të cilët ai ra dakord për të luftuar dy grupe të rinjsh në Llapnasellë në të cilën mori pjesë edhe djali i tij Nikolla paraqesin si një goditje politike për veten dhe familjen e tij”, tha ai në një deklaratë.

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, Nikolla, është sulmuar fizikisht para tre ditëve pranë shkollës në Llapnasellë të Graçanicës nga një grup prej afro 30 personash. /Insajderi.com