Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Nenad Rashiq, është “kali i Trojës i Albin Kurtit”, transmeton Insajderi.
Deklarata e tij erdhi Rashiq tha se kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet të dialogojë me serbët lokalë të Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë.
“Sepse ashtu ai po përpiqet të kufizojë Beogradin zyrtar nga dialogu me Prishtinën dhe të zhvillojë bisedime ekskluzivisht me përfaqësues të bindur të serbëve të Kosovës”, ka deklaruar Petkoviq, raporton Tanjug.
Më tej, Petkoviq ka thënë se “Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviç janë të gatshëm të shesin besimin e tyre për të ndihmuar Kurtin të prishë dialogun, të përfundojë pavarësinë e shtetit të rremë dhe të ndërmarrin hapa vendimtarë drejt krijimit të të ashtuquajturës ‘Shqipëria e Madhe’”./Insajderi.com