Petkoviq reagon për mbishkrimin “Jezusi urren serbët”

Petkoviq reagon për mbishkrimin “Jezusi urren serbët”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar për mbishkrimin “Jezusi urren serbët” i vendosur të premten në derën e Kishës Ortodokse serbe në kampusin universitar në Prishtinë, gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate, njofton Insajderi.

Në një postim në Twitter, Petkoviq ka thënë se pengesat janë përgjigja për ndërtimin e bashkëjetesës në Prishtinë.

“Për mesazhet e paqes, përgjigjja është mbishkrime të urrejtjes. Pengesat dhe ndalimet janë përgjigja për ndërtimin e bashkëjetesës. Policia, protestat dhe kërcënimet e rrënimit janë përgjigjja e kremtimit dhe lutjes”.

“A ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti civilizuese nga Prishtina?!”, ka shkruar ai.

Të enjten për herë të parë pas vitit 1998 është mbajtur një liturgji fetare. Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje./Insajderi.com