Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, u ka dërguar një letër misioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, përmes së cilës u ka kërkuar që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë sigurisë në zonat e banuara me shumicë serbe gjatë ditët kur besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, transmeton Insajderi.
Në letër thuhet se, “nga ata pritet të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të marrin masa adekuate brenda kompetencës së tyre për të mbrojtur objektet e Kishës Ortodokse Serbe dhe besimtarëve gjatë Pashkëve”, thuhet në një komunikatë të kësaj zyreje, raporton Tanjug.
E marta në Kosovë është ditë feste si zëvendësim i ditës së Pashkëve ortodokse që mbahet të dielën, 2 maj./Insajderi.com