Petkoviq thotë se shqiptarët “e përndjeken” serben që u kthye në Gjakovë

Petkoviq thotë se shqiptarët “e përndjeken” serben që u kthye në Gjakovë

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” Petat Petkoviq, ka thënë se serbja e kthyer në Kosovë, Dragica Gašić “është përndjekur nga shqiptarët”.

Ai për agjenciën e lajmeve serbe Tanjug, theksoi se “kjo sjellje është e papranueshme”.

“Në ditët e mëparshme, shqiptarët nga Gjakova demonstruan intolerancë dhe shovinizëm ekstrem, shkuan në shtëpinë e saj me fotografi të shqiptarëve të vrarë dhe i trokitën në derën e saj natën në mënyrë që ta bënin të ikte”, ka thënë Petkoviq.

Ai tha se “Serbia se lejon një eksod të ri të serbëve nga Kosova”.

E falënderoi Gašić “për guximin”, dhe shtoi se do të takoihet me të. /Insajderi.com