Petkoviq tregon se kur do të vazhdojnë diskutimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë

Petkoviq tregon se kur do të vazhdojnë diskutimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se takimi i radhës teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet në mes të tetorit.

Pas takimit zyrtari serb deklaroi se Bislimi ” këmbënguli në çështjen e të zhdukurve dhe se familjet e të zhdukurve do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të varrosur të dashurit e tyre”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Ndërsa, njëherë nuk pritet të ketë takim në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kështu ka thënë Besnik Bislimi pas takimit që e kishte me Petkoviqin.

Dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Kurtit e Vuçiqit është zhvilluar në korrikun e këtij viti.

I vetmi pajtimi që kishte dalë nga tavolina e diskutimeve ishte që të takohen përsëri.

Ata diskutonin nën ndërmjetësimin e përfaqësuesin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Për atë takim, Vuçiq kishte thënë se “Kurti është kthyer në shekullin e 18”.

Kreu i ekzekutivit kosovar kaishte përmendur “tre gjenocidet” që sipas Kurtit Serbia i ka kryer që nga viti 1878. /Insajderi.com