
Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, do ta vizitojë Kosovën më 12 e 13 korrik.
Bazuar në njoftimin e kësaj zyreje, Petkoviq do të marrë pjesë në akademinë në shtëpinë e kulturës ‘’Trepça’’ me rastin e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.
Ai gjithashtu do të takohet edhe me disa familje në Komunën e Zveçanit.
Petkoviq është kryenegociator i Serbisë në dialogun për Kosovën.
Ditë më parë kishte një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Palët kishin thënë se “takimi ishte i vështirë”, duke u pajtuar veç në një pikë; ka shumë punë për të bërë. /Insajderi.com