Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar sërish vizita në Kosovë, transmeton Insajderi.com.
Nga kjo zyrë i kanë thënë Tanjugut, se autoritetet në Prishtinë kanë shkuar një hap më tej në shkeljen e marrëveshjes së Brukselit.
Kjo pasi sipas tyre, nuk e kanë njoftuar Beogradin me e-mail se vizita ishte ndaluar, por e kanë bërë në vendkalimin kufitar në Jarinje.
Në të njëjtën kohë, sipas këtij mediumi, Beogradi ka aprovuar vizitën në Bujanoc të një ministri të Qeverisë së Kosovës, që “tregon vendosmërinë për respektimin e marrëveshjes”.
Më 2 dhjetor, Petkoviq ishte në pikëkalimin kufitar të Merdarës, ku nuk iu lejua hyrja në Kosovë.
Petkoviq është ndaluar të hyjë në Kosovë edhe me 13 janar, 16 prill, 3 shtator dhe më 26 nëntor./Insajderi.com