
Petrit Ajeti është emëruar Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit të Presidencës, ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Drejtori i ri i AKI-së është vëlla i dëshmorit Alban Ajeti.
AKI-ja deri më tash ishte me ushtrues detyre të drejtorit./Insajderi.com