Petrit Selimi: Automjetet që Rusia ia dhuroi Serbisë kushtojnë vetëm 12 mijë dollarë si hekurishte

Petrit Selimi:  Automjetet që Rusia ia dhuroi Serbisë kushtojnë vetëm 12 mijë dollarë si hekurishte

Pas raportimit të mediave serbe se Rusia i ka dhuruar Serbisë 10 automjete të blinduara të tipit BRMD 2, për ushtrinë e Serbisë, ka reaguar Petrit Selimi, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës.

Përmes Twitterit, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimim ka thënë se këto automjete, janë momentalisht hekurishte metali që kushtojnë 12 mijë euro, e që kanë dalë nga përdorimi që nga viti 1989.

“Serbia njoftoi për marrjen e 10 automjeteve të blinduara donacion nga Rusia. Duket se këto kushtojnë 12.000 dollarë, si hekurishte, sepse të njëjtat janë ndaluar të prodhohen që nga viti 1989”, ka shkruar ish-ministri.