Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka kërkuar që Edi Rama të japë dorëheqje. Shkak për këtë, rritja e numrit e të infektuarve me Covid-19.
Nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook, nënkryetari i LSI-së ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë që të japë dorëheqje pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.
Ai thotë se ”Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqje për shkak të menaxhimit kriminal dhe çnjerëzor të pandemisë”, raporton Insajderi.
“Çdo person i infektuar është një akuzë për Edi Ramën” ka vazhduar tutje nënkryetari i LSI-së.
“Edi Rama duhet te jape doreheqjen menjehere per menaxhimin kriminal dhe antinjerezor te pandemise.
Edi Rama veproi kunder shkences me vullnet te plote dhe ne funksion te propagandes se tij politike personale.
Cdo person i infektuar eshte nje akuze per Edi Ramen per demtim te shendetit me paramendim.
E gjithe popullata e rrezikuar nga ana shendetesore eshte nje akuze per Edi Ramen.
SPAK te filloje hetimin urgjentisht per Edi Ramen per veprimet e tija te paramenduara ,qe sollen demtimin e shendetit te njerezve.
SPAK eshte i perbere jo thjesht nga prokurore, por nga njerez ne radhe te pare, ndaj detyra e tyre ne kete rast eshte e imponuar edhe nga keto detyrime humane pervec atyre ligjore”. /Insajderi.com