E mbyti Specialja

Petritsch: Iniciativa amerikane ka vdekur

Bashkimi Evropian ka mundësi për t’u ri-pozicionuar si udhëheqës i dialogut Kosovë – Serbi. Por, sa I përket nismës së Richard Grenell, ajo ka vdekur. Kështu po vlerëson një njohës i zhvillimeve politike në Ballkan.

Petritsch: Iniciativa amerikane ka vdekur

“Nëse flasim hapur, unë mendoj se iniciativa amerikane është e vdekur”, ka thënë Wolfgang Petritsch, kur ka komentuar zhvillimet e fundit, pas ngritjes së aktakuzës për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe shefi negociator i BE-së në bisedimet paqësore të Kosovës në Rambuje dhe Paris, kështu e ka cilësuar nismën e emisarit amerikan, Richard Grenell, tash pas largimit të Thaçit nga ekuacioni.

Eksperti për Ballkanin beson edhe se në Kosovë duhet mbajtur zgjedhje të reja, dhe deri atëherë, Prishtinës zyrtare do t’i mungojë një përfaqësues i fuqishëm në procesin dialogues.

Për dallim prej iniciativës amerikane, Petritsch beson se Bashkimi Evropian ka para vetes një mundësi të papritur për t’u kthyer në rolin udhëheqës të bisedimeve.

Shkrimi i plotë në Radio Evropa e Lirë.