Petritsch: E mirëpres Asociacionin, por sipas kornizës së shtetësisë së Kosovës

Petritsch: E mirëpres Asociacionin, por sipas kornizës së shtetësisë së Kosovës

Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, deklaroi të enjten se cilësia e demokracisë së një vendi qëndron në respektimin e pakicave.

Këtë deklaratë ai e bëri duke komentuar mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, për të cilin tha se e mirëpret me kushtin që të jetë në bazë të kornizave të shtetit të Kosovës.

“Rëndësia e një shteti, cilësia e demokracisë në atë shtet është e shprehur kur pakicat, etni të ndryshme mund të punojnë/veprojnë sipas dëshirave të tyre, mendoj se kjo është me rëndësi. Por, gjithçka duhet të jetë në bazë të kornizës së shtetit të Kosovës”.

Petritsch në Info Magazine u shpreh se para se të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, janë disa hapa që duhet ndërmarrë për lehtësimin e jetës së popujve në rajon si mundësia e lëvizjes së lirë, ekonomia dhe që BE duhet që të liberalizojë vizat për Kosovën.

“Mendoj se kjo do të ishte një shtysë e madhe që do të motivonte e inkurajonte palët negociatore, në veçanti atë këtu në Kosovë për ta marrë dialogun më seriozisht”.Top of Form/Insajderi.com