Serbia përveç përpjekjeve të shumta për ta ndalur integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare nuk e ka ndalur presionin as ndaj qytetarëve të etnisë serbe që kontribuoj" />

Petroviq akuzon ashpër Serbinë pasi u ndalua nga BIA

Petroviq akuzon ashpër Serbinë pasi u ndalua nga BIA

Serbia përveç përpjekjeve të shumta për ta ndalur integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare nuk e ka ndalur presionin as ndaj qytetarëve të etnisë serbe që kontribuojnë në Kosovë. Së fundmi këtë praktikë e ka vazhduar edhe me deputetin serb në Kuvendin e Kosovës, Slobodan Petroviq, nga Partia e Pavarur Liberale (SLS)

Petroviq u ndalua të shtunën në pikën kufitare në Merdare teksa po shkonte në një vizitë familjare në Beograd, aty ai është marrë në pyetje për orë të tëra nga zyrtarët e Shërbimit Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA).

Duke folur për këtë çështje Slobodan Petroviq ka thënë për gazetën “Zëri” se ndalesa e tij në Merdare sjell frikë dhe pasiguri, si dhe dëmton edhe më shumë marrëdhëniet ndërfqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo ngjarje nuk shkon në favor të marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëjetesës dhe qetësimit të tensioneve, përkundrazi, kjo ngjarje sjell edhe më shumë frikë dhe pasiguri në mesin e popujve tanë”, ka deklaruar Petroviq.