Pezullimet e punimeve të NPB-së në Lakrishte, Aliu: Komuna e Prishtinës u mashtrua

Pezullimet e punimeve të NPB-së në Lakrishte, Aliu: Komuna e Prishtinës u mashtrua

Liburn Aliu, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka folur në konferencën për media pezullimin e punimeve të Ndërmarrjes Publike Banesore, ku tha në një formë apo tjetër “Komuna e Prishtinës u mashtrua”.

Punimet janë ndalur nga Inspektorati dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Zona e ndalimit të projektit ka qenë “lagjja lakrishte”, pasi sipas Aliut kishte ankesa nga qytetarët.

Kjo pasi gjatë rrënimit të një objekti të vjetër, rezultoi se kishte materiale të azbestit e të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Ali, gjithashtu ka përmendur edhe rrezikun e jetës së punëtorëve gjatë punimeve aty.

“Është rrethuar objekti dhe është ndal qasja e personave pas rrezikut. Ushtarët e kanë realizuar pastrimin e terrenit, pas pastrimit të zonës është normalizuar gjendja dhe mësimi ka filluar në shkollën pranë, pas trajtimit emergjent të zonës është marrë me trajtimin e dokumentacionit të kompanisë, dhe është kuptuar se është lëshuar leje e rrënimit dhe leje mjedisore dhe ndërtimore”, ka deklaruar Alu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

“Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja e rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka selenit, azbest”, vazhdoi ai.

“Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na doli që ekziston kompani tjetër”, theksoi ai.

“Meqenëse një kompani private është hisedar si palë, i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari, dhe e kemi lejen ndërtimore e cila është lëshuar me datën 16 gusht dhe poseduesi i kësaj leje është Ndërmarrja Publike Banesore”.

“NPB figuron si posedues i lejes ndërtimore. Komuna e Prishtinës e ka lëshuar lejen për Ndërmarrjen Publike Banesore pa e ditë që ka një palë tjetër kjo pala tjetër është e definuar me akt noterial para se te aplikohet me leje ndërtimi. Është mashtruar se lejen ja kanë lëshuar NPB-ja e në fakt ja kanë lëshuar dikujt tjetër”. /Insajderi.com