Pezullohen përkohësisht shërbimet për vula apostile në Mitrovicë

Pezullohen përkohësisht shërbimet për vula apostile në Mitrovicë

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia për Regjistrim Civil, ka njoftuar qytetarët e komunës së Mitrovicës se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile/ verifikuese në këtë komunë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur, arsyeja e këtij pezullimi është shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe dyshimit të infektimit me Coronavirus të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula.

Qytetarët e komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim. /Insajderi.com