Pezullohet greva e transportit rrugor, i jepet kohë Qeverisë në ardhje

Pezullohet greva e transportit rrugor, i jepet kohë Qeverisë në ardhje

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se e kanë pezulluar grevën, njofton Insajderi.

Kurtishaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se ata do t’i japin kohë Qeverisë në ardhje.

“Pezullim të përkohshëm të protestës për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike. Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e grevës. Do t’i japim kohë Qeverisë në ardhje dhe avancimit të dialogut publiko-privat”.

“Jemi të habitur me mosreflektimin e mësimdhënësve për mungesën e nxënësve në shkollë gjatë protestës 5 ditore. Për çdo vendim tjetër këshilli organizativ i protestës do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Kurtishaj. /Insajderi.com