Pezullohet Luan Latifi, KPM merr vendim për zëvendësuesin e tij

Pezullohet Luan Latifi, KPM merr vendim për zëvendësuesin e tij

Pas arrestimit të Kryeshefit të Këshillit të Pavarur për Media, Luan Latifi, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, pozita e tij nuk mbeti bosh, transmeton Insajderi.

Nga KPM-ja kanë bërë të ditur se pozitën e tij e ka marrë Faruk Rexhaj, që mandatin do ta vazhdojë deri në një vendim të ri.

“Sot janë marrë dy vendime. I pari është pezullimi i kryeshefit të KPM-së, Luan Latifi, i cili gjendet në paraburgim. Vendimi i dytë ka qenë emërimi i kryeshefit të ri ekzekutiv. E kemi zgjedhur Faruk Rexhaj ushtrues detyre të kryeshefit”, thonë nga ky këshill, raporton EO.

Zyrtari i KPM-së tha më tutje se në këtë fazë nuk do të hapet konkurs për përzgjedhjen e kryeshefit të ri.

“Mandati i kryeshefit aktual nuk skadon edhe një vit. Konkurs nuk do të hapet për të plotësimin e pozitës së kryeshefit deri në një vendim të Gjykatës”, kanë thënë nga KPM-ja.

Ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi Latifin dhe Arben Bilallin, drejtor i Administratës dhe Financave në KPM, nën dyshimet për ryshfet. Aktualisht të dy gjenden në paraburgim. /Insajderi.com