Këshilli Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtarin, Lekë Prenaj, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë”.
Ky pezullim vjen pas mbledhjes së mbajtur sot nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në të cilën pika e vetme ishte çështja e gjyqtarit, Lekë Pranaj.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit Skender Çoçaj, përmes platformës online mbanë takimin e jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të rendit të ditës: Njoftimi i Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, thuhet në njoftim.
Ky pezullim lidhet me kërkesen Sindikatës Federale të Telekomit të Kosovës e cila kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, për çështje ekonomike që të sigurohen llogaritë bankare të kompanisë publike. Të cilat u morën nën kontroll nga kompania Dardafon dhe më 30 shtator u zbrazen mjetet e vetme financiare.
Në aktvendim thuhet se “Refuzohet në tërësi i pabazuar propozimi për caktimin e masës së sigurisë i propozuar nga Federata Sindikale e Pavarur e PTK-“.
Në lidhje me këtë shkarkim ka reaguar edhe kryetari i Sindikatës Federale të Telekomit, Lamih Balaj i cili pyeti se “a duhet tjera skandale me dalë që të veproni”, ka shkruar ai në Facebook.
Punëtorët e Telekomit dhe Postës rrezikohet të mbesin pa paga për shkak se mjetet e fundit janë zbrazur për shkak të një borxhi që Telekomi ka me Dardafon me vendimin e Arbitrazhit.
Përkundër se ka pasur takime në mes përfaqësueseve institucionalë e atyre të Dardafon-it, asgjë konkrete për zgjidhjen e problemit nuk është arritur. /Insajderi.com