Pfizer konfirmon marrëveshjen me Kosovën

Pfizer konfirmon marrëveshjen me Kosovën

Kompania e vaksinave anti-COVID “Pfizer”, ka konfirmuar marrëveshjen me Qeverinë e Kosovës.

“Marrëveshjet për dozat dhe kohën e dërgesave arrihen në pajtueshmëri me qeveritë, ashtu sikurse dhe Qeverinë e Kosovës dhe detajet janë konfidenciale”, është thënë në përgjigjen e Pfizer për REL.

Por, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të premten se 1.213.290 doza vaksinash do të arrijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

Kosova deri më tash ka pranuar mbi 178 doza vaksinash, të gjitha donacione.

Për këtë opozita kishte kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “nuk po arrin të blejë vaksina”.

Ky i fundit lajmin për marrëveshjen me “Pfizer” e konfirmoi gjatë mbledhjes së Qeverisë. Duartrokitjet nuk munguan aty në sallë. /Insajderi.com