Pika kufitare Restelicë – Strezomir e hapur nga sot

Pika kufitare Restelicë – Strezomir e hapur nga sot

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të shtunën mori pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të pikës së përkohshme kufitare Restelicë – Strezomir.

Ministri Lekaj rikonformoi zotimin e tij dhe dikasterit që ai drejton për të përfunduar infrastrukturën rrugore edhe për 5 kilometrat e mbetura deri në pikën kufitare që u përurua sot.

Ministri Lekaj

Pika kufitare Restelicë – Strezomir, fillimisht do të jetë e hapur vetëm në sezonë, nga 20 korriku deri më 20 gusht 2019, ndërsa në të ardhmen pritet të bëhet pikë kalimi e përhershme.