Ai është piloti i parë i Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Piloti kosovar realizon ëndrrën e kamotshme

Piloti kosovar realizon ëndrrën e kamotshme

Ai është piloti i parë i Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Veton Breznica ka disa vjet që tashmë ‘fluturon’ në qiell, por fluturimi i ditës së sotme duket se ia ka përmbushur një ëndërr të kahershme, përcjell albinfo.ch.

Breznica ka udhëtuar me Airbus 321 nga Shkupi në Doha, e në aeroplan ishin edhe prindërit e tij. E këtë gëzim ai e ndau përmes një postimi me miqtë në Facebook.

“Sot u realizua një ëndërr imja e kamotshme: I fluturova mamin edhe babin me Airbus 321 nga Shkupi në Doha, ku piloti isha unë”, ka shkruar Breznica.

Vite më parë ai kishte dhënë një intervistë për albinfo.ch, ku pati folur për profesionin dhe jetën e tij.