Pjesëmarrja e votuesve në Shqipëri arrin në 38.25%

Pjesëmarrja e votuesve në Shqipëri arrin në 38.25%

Në 38.25 ka shkuar përqindja e pjesëmarrjes së qytetarëve deri në orën 15:00, në zgjedhjet nacionale që po mbahen në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri pas tetë orëve që nga hapja e procesit të votimit.

Të dhënat e KQZ-së deri më tani tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje duke krahasuar orën 15:00 me katër vite më parë vihet re një rritje e qytetarëve që kanë dalë për të votuar.

Përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës. /Insajderi.com