Myftiu Naim Tërnava priti sot në Bashkësinë Islame të Kosovës, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ish-kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në një takim nga ku u dhanë dy lajme.
Por të dyja lajmet lidhen me Komunën e Prishtinës dhe asgjë me Lëvizjen Vetëvendosje që ka kandiduar për kryeministër Albin Kurtin.
Temë diskutimi në takimin e sotëm mes Ahmetit, dhe kryetarit të Bashkësisë Islame ishte edhe ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë që lidhet eksluzivisht me Komunën e Prishtinës.
Problemi tash e sa vite për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë duket se po shkon drejt fundit. Bashkësisë Islami i kanë mbetur edhe disa hapa që të marrë lejen për ndërtimin e këtij objekti.
Por as në komunikatën e BIK e as nga Komuna e Prishtinës nuk është sqaruar prania e Kurtit në këtë takim, raporton Insajderi.
Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje për rolin e Kurtit në këtë takim por përgjigje nuk kanë ofruar as nga Lëvizja Vetëvendosje e as nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kurti në dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë kishte thënë se po jep dorëheqje për arsyeje se do të punojë nga poshtë-lartë, për të ndihmuar strukturat e tjera të partisë.
Albin Kurti kishte dhënë dorëheqje nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ku në pozitën e tij kishte ardhur Visar Ymeri me 1 mars të 2015, ndërkaq nuk mbanë asnjë pozitë zyrtare në Komunën e Prishtinës./Insajderi.com
Tërnava thotë se Shpend Ahmeti ia ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë