Pjetër Ndrecaj tregon si e vrau gruan, mohon se vrau vajzën

Pjetër Ndrecaj tregon si e vrau gruan, mohon se vrau vajzën

Pjetër Ndrecaj, vrasësi i bashkëshortes së tij, Vlabona Nrecaj e vajzës së tyre Klarës ka fajësuar vëllain e të ndjerës, Shkëlzen Markun për tragjedinë që i ndodhi siç thotë ai familjes së tij.

Nrecaj në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se në familjen e tij ka pasur harmoi, madje thekson se Valbonën e ka pasur krahë të djathë, shkruan Insajderi.

Sipas tij, Shkëlzen Marku ka kërkuar nga ai që ta lejojë gruan e tij të shkon në Gjermani, që të kujdeset për fëmijët e tij. Pjetër Ndrecaj thotë së i ka bërë të ditur vëllait të gruas së nuk do ta lejojë kurrë atë të shkojë në Gjermani e ai të mbetet vetëm me 5 fëmijë.

Gjatë kësaj interviste ka pasur edhe një porosi për protestën që ishte mbajtur kundrejt tij.

“Ne kemi qenë 7 anëtarë të familjes kemi qenë shumë mirë , këto nanat tona, motrat tona është dashtë me hulumtu pak rastin para se mu qu protestë. Në familjen tem nuk ka pasur dhunë, por brenda një muaji ka ndodhë, këtë dhunë ma ka pru Shkëlzen Marku (vëllai i gruas), i cili më ka kërkuar me lanë gruan me shku në Gjermani, unë më pesë fëmijë. Pas kërkesës së tij që ajo të shkojë në Gjermani gjithçka ka ndryshu”, ka thënë Ndrecaj, shkruan Insajderi.

Sipas tij, plumbat e armës së tij nuk kanë prekur vajzën, sepse thotë se ka pasur edhe persona tjerë që kanë shtënë me zjarr.

“Ajo vajzë s’është vrarë me plumb temin”, ka thënë ai.

Pjetër Ndrecaj ka ritheksuar se vrasja ndodhi për shkak të familjes së gruas, në veçanti për shkak të kërkesës së vëllait të saj, që sipas tij ka dashur t’a largojë Valbonën nga familja e saj.

“E ka pas kerrin e vet, kur ka dashtë ka shkuar tek familja e vet, e kam pasur krahë të djathtë, anëtarët që më kanë hup është fajtor Shkëlzen Marku edhe motrat e tij. Ai i ka fëmijët e vogël ka dashtë gruaja jem me ja këqyr, a unë i kam thënë nëse don bjere ti fëmijë tënde unë ta mbajë”, është shprehur ai.

Pjetër Nrecaj, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij 9 vjeçare. Vrasja pati ndodhur vitin e kaluar në shtëpinë e vëllezërve të Valbona Nrecajt, ku ajo ishte strehuar bashkë me fëmijët e saj pas problemeve që kishte pasur me bashkëshortin.

Për vrasjen e dyfishtë Nrecaj, fillimisht nga Gjykata Themelore u dënuar me 24 vjet burgim, por Gjykata e Apelit konstatoi se gjatë marrjes së vendimit gjykata nuk i kishte vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese të rastit, shkruan Insajderi.

Apeli mori vendim që ndaj Nrecajt të ndryshon dënimin e shkallës së parë, duke e zëvendësuar me burgim të përjetshëm./Insajderi.com