PK: Nata e ndërrimit të viteve e qetë dhe pa incidente

PK: Nata e ndërrimit të viteve e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës  ka raportuar se gjatë periudhës së ndërrimit të viteve nuk është raportuar për ndonjë incident serioz.

“Gjatë periudhës së ndërrimit të viteve, nga aspekti policor, garantimi i sugurisë së përgjithshme, mbajtja e rendit, menaxhimi i trafikut rrugor, menaxhimi i kontrollit kufitar si dhe garantimi i levizjes së lirë, ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk është raportuar ndonjë incident serioz”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërtjerash policia raporton se të vetmet incidente që janë raportuar kanë të bëjnë me përdorimin jo adekuat të fishekzjarrëve, ku kanë rezultuar vetëm me lëndime të lehta trupore.

“Vlenë të potencohet se disa incidente janë raportuar në Policinë e Kosovës nderlidhen kryesisht me perdorimin jo adekuat të fishekzjarreve apo mjeteve tjera piroteknike dhe këto kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe si pasoj e tyre janë shkaktuar edhe disa raste të zjarrvënieve me dëme materiale por që fatëbardhësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz”, raporton poicia. /Insajderi.com