Plaçkit bastoren, një muaj paraburgim

Plaçkit bastoren, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurin V.B, pasi kishte rrëmbyer 375 euro nga një bastore sportive.

I dyshuari më datë 11.05.2018, rreth orës 23:40, në një bastore sportive në Pejë, nën kërcënimin e armës ka marrë nga punëtori i bastores rreth 375 euro, para këto të pazarit ditor, pas së cilës ik në drejtim të panjohur.

Me këto veprime i pandehuri V.B. ka kryer veprën penale grabitje nga neni 329 paragrafi 3 i KPRK-së.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.