Plaçkitet një person në Fushë Kosovë, ia marrin paratë me dhunë

Plaçkitet një person në Fushë Kosovë, ia marrin paratë me dhunë

Të shtunën rreth orës 19:30, një person ka raportuar se derisa ka qenë në këmbë duke shkuar në shtëpi, në rrugë i ka dalë një person dhe sipas tij, e ka goditur në kokë dhe me dhunë ia ka marrë 300 euro.

Pas kësaj, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

Sipas viktimës, i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij. I dyshuari është kërkuar nga Policia, por nuk është gjetur në shtëpi. /Insajderi.com