“Plagët i shëron edhe helmi” – Krasniqi thumbon Ramën

“Plagët i shëron edhe helmi” – Krasniqi thumbon Ramën

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidh me Mini Schengenin Ballkanik, e në veçanti takimin e sotëm që u zhvillua në Tiranë.

Ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili sot në takim tha se “janë mbledhur për të ndërtuar urën mes së shkuarës e së ardhmes”.

Krasniqi, thotë se askush nuk duhet të jetë kundër ndërtimit të urave të së ardhmes, por, urat e së ardhmes mes vendeve të ndryshme nuk ndërtohen njëanshmërisht, dhe sipas tij, ato ndërtohen me vullnetin e të gjithëve duke u shkëputur nga e kaluara që prapa ka lënë shumë plagë të përgjakura.

“Vërtetë “plagët nuk shërohen me helm”, por edhe helmi nganjëherë shëron?!”, nis shkrimin e tij Krasniqi.

Kujtojmë dhe njëherë se sot gjatë ditës, u zhvillua takimi i liderëve të rajonit në Tiranë. Edi Rama, Alleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev nisën diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim ishte edhe Millo Gjukanoviq, president i Malit të Zi.

VËRTETË “PLAGET NUK SHËROHEN ME HELM”, POR EDHE HELMI NGANJËHERË SHËRON?!Në takimin jo të plotë të Samitit e “Mini…

Gepostet von Jakup Krasniqi am Samstag, 21. Dezember 2019