Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e para të së shtunës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, njofton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 00:20 të datës 10 korrik 2021, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së informatës njësi përkatëse policore kan dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet”, tha Zahiti.
Ai njoftoi të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personave të dyshuar./Insajderi.com