Plagosen dy persona në Pejë – arrestohet një person

Plagosen dy persona në Pejë – arrestohet një person

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Treboviq të Pejës

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës të cilët thanë se për rastin është arrestuar një person.

“Policia e Pejës njofton se sot rreth orës 15:25, Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Treboviq – është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. K (1964)”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 persona, njëri i gjinisë femërore.

“Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë”, njofton policia.