Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të diel rreth orës 20:00 në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Insajderi.
Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur dy persona.
Ajo shtoi se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i janë përgjigjur në mënyrën e njëjtë”, bëri të ditur Ahmeti.
Ndërkaq, aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ka përfunduar raporti i policisë./Insajderi.com