Plagosën katër persona mes tyre dy të mitur, pamjet e hotelit të shkrumbuar nga flakët në Velipojë

Plagosën katër persona mes tyre dy të mitur, pamjet e hotelit të shkrumbuar nga flakët në Velipojë

Katër persona kanë mbetur të plagosu pas shpërthimit të një bombole gazi në një hotel në Velipojë, shkruan Insajderi.

Të plagosur kanë mbetur K. Gjoka 15 vjeç, D. Gjoka 19 vjeç, E. Gjoka 12 vjeç dhe A. Gjoka 40 vjeç.

Fillimisht ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë transportuar në spitalin e Ushtarak në Tiranë, raporton ‘Tch’.

Sikurse shihet edhe nga pamjet që ka siguruar Top Channel kati i parë i hotelit është shkrumbuar nga flakët dhe shihet që ka dëme të shumta materiale.

“Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, njofton policia e Shkodrës.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje./Insajderi.com