Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur, njofton Insajderi.
Dy nga të plagosurit është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur përballë stacionit të Autobusëve.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Tre persona janë plagosur, dy nga ta më rëndë dhe janë nisur për QKUK. Nuk dihen rrethanat dhe akoma nuk ka ndonjë të dyshuar”, ka thënë Gashi./Insajderi.com