Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Mitrovicë

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Mitrovicë

Një persona 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë pasdites së djeshme në Mitrovicë pas një zënke me tre persona të dyshuar.

“Njësitë relevante policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima R. Xh., plagosja e të cilët dyshohet se është kryer nga arma e zjarrit, ku viktima është trajtuar në spitalin rajonal në Mitrovicë, e më pas është dërguar në QKUK”, thuhet në një komunikatë dërguar për media.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona S. D. 26 vjeçar, A. D. 30 vjeçar dhe A. D. 25 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë automatike si dhe 32 gëzhoja.

Të dyshuarit pas intervistimit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Insajderi.com